Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani planifikon ta blejë vilën në Dedinje që i përkiste Sllobodan Millosheviqit.
Osmani i shoqëruar nga ish-ministri Millutin Mrkonjiq vizitoi shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviqit duke synuar për t’u bërë pronar i saj i ri.
Me sa duket, Felixi, siç e quajnë Qazimin, përmes ish-ministrit u informua që shtëpia luksoze në Tolstoi 33 ka tre vjet që është në shitje, kështu që ai duket se është i gatshëm të japë tre e gjysmë milion Euro.
Me qenë se askush nuk jeton në vilë që prej vitit 2003, pasi që Mira Markovic u zhvendos në Moskë, këtë vilë e hodhën për shitje agjencitë dhe miqtë e Millosheviqit. Edhe pse çmimi fillestar ishte pesë milionë, përfundimisht ra në tre e gjysmë milioni, shkruan “Kurir”.
Milutin për këtë rast ka thënë: “Unë nuk e njoh Qazimin, çfarë kam të bëj unë me këtë shtëpi?”
Në anën tjetër, Mira Markoviç tha që mos ta shqetësojmë./arbresh.info/
Endriti uron babain për ditëlindje, publikon një foto të rra...
Vogëlushi që vuante për bukën e gojës, Salah mahnit botën të...
Kolonel Dritan Demiraj rimerr detyrën në Ushtrinë shqiptare,...
Presidenti sot mbush 50 vjet
“Ronaldo më i kompletuar se Messi”
Enis Bardhi shënon dy gola nga gjuajtja e lirë, brenda dy mi...