PZAP-ja zbehë pretendimet e Vetëvendosjes, “pezullohen” takimet Kurti-Mustafa

10:10 | 14 Nëntor 2019 | Vlora Selimi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka zbehur pretendimet e Vetëvendosjes në përbërjen e Qeverisë, duke “pezulluar” kështu edhe negociatat e liderit të kësaj partie, Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Vetëvendosje ka kërkuar që Gjykata Supreme të pranojë votat e ardhura nga Serbia, për të cilën pati argumente për PZAP-në se këto vota janë të manipuluara.

Deri tek ky vendim erdhi pas ankesës së NISMA Socialdemokrate në lidhje me manipulimet tek votat serbe.

Në politikë nuk ka qëndrueshmëri të deklaratave dhe ato mund të ndryshohen nga momenti në moment.

Kështu shprehet profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Në përgjigjën e dhënë për arbresh.info, lidhur më kërkesën e Vetëvendosjes drejtuar Gjykatës Supreme për votat e ardhura nga Serbia, Baraliu është shprehur se është e drejtë e çdo subjekti.

Sipas tij, vendimi i fundit nga PZAP-ja do ja prish numrat si dhe  planet e Vetëvendosjes.

“Është e drejt e çdo subjekti për këtë, në politik s’ka shumë qëndrueshmëri në deklarata sepse janë interesat e tyre politike. Pa marr parasysh çka kanë thënë më parë, ata kanë të drejtë të thonë një qëndrim tjetër. VV-ja ka dal me 32 deputetë dhe çdo rivlerësim tjetër ja çrregullon të gjitha planet dhe humbë tre deputetë nëse hynë NISMA në Kuvend”.

E krejt këtë zhurmë për votat e ardhura nga Serbia po e sheh si ‘luftë politike për pushtet’,analisti i çështjeve politike, Blerim Burjani.

“Luftë politike për mandate sa më shumë, kështu e shpjegoj ankesën e Vetëvendosjes, natyrisht se Vetëvendosjes nuk i konvenon kalimi i pragut të NISMA-s. Ky subjekt politik që cilësohet me situatat të  punësimit familjarë, e nepotist, e të korruptuar”.

Deklaratat kundërthënëse të partisë, që më çdo kush dikur dëshironte që votat e ardhur nga Serbia mos të numërohen, janë të arsyeshme Burjani.

Ai thotë se vendimi i PZAP-së, do të zbeh rolin e Vetëvendosjes karshi partnerit qeverisës LDK-së.

“Vetëvendosje karshi vendimit të PZAP-së, LDK ka dëshirë që të zbehë rendin e Vetëvendosjes në Qeveri dhe Kryeministrin. Këto gjëra po bëhen për luftë politike për përfitime, kur dihet se shumica e VV-së është e pa punë dhe pa kontrata për punë në ndonjë ndërmarrje çfarëdo qoftë. Pra, ka telashe të mëdha, përderisa LDK-ja i frikohet aventurave të VV-së në qeveri, edhe  pse VV po vjen duke u ndryshuar shumë shpejtë dhe çuditshëm. Shumë çka po vjen duke u reformuar në politikën e Albinit dhe kjo cilësohet po ashtu se adoptimi në rrethana normale, e jo më absurde.”

Ndryshe vetë kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë arsyet që kanë qenë në ankesën e Vetëvendosjes dorëzuar në Supreme lidhur me votat serbe.

Në pyetjen drejtuar nga arbresh.info, Kurti shkurt ka thënë se nuk do të komentojë pa u bërë edhe 48 orë sa ka mbetur që kjo e fundit të thotë fjalën e saj.

“Kanë mbetur edhe 48 orë dhe s’është e drejtë të flas nga këtu. Kanë folur të tjerët ma kompetent për këtë”.

Për këtë ankesë në Gjykatën Supreme ka pasur reagime të shumta negative drejtuar Vetëvendosjes.

Kujtojmë se PZAP-ja, ka marr vendim që mos t’i marrë parasysh në rezultatet përfundimtare votat me postë nga Serbia./V.Selimi/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara