‘Pushteti herë po e vesh mantelin e prokurorit e herë po e merr në dorë çekanin e gjyqtarit’

11:27 | 7 Dhjetorë 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kërkuar lirimin e deputetëve të VV-së të cilët po mbahen në paraburgim.

Konjufca ka thënë sot në seancën e Kuvendit se në procesin ndaj tyre për gaz lotsjellës, pushteti herë po e vesh mantelin e prokurorit e herë po e merr në dorë çekanin e gjyqtarit, shkruan arbresh.info.

“Në këtë proces pushteti herë po e vesh mantelin e prokurorit herë po ngjiten e pe merr në dorë çekanin e gjyqtarit. Ne kërkojmë lirimin e deputetëve dhe përfundimin e persekutimit të tyre”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka kërkuar që të mos ketë më në Kosovë persekutime politike dhe ndikim politik te gjyqësori i Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale