Punëtorët teknikë të Qendrës së Studentëve protestojnë për borxhin prej 40 mijë euro

11:39 | 18 Shtator 2019 | Elona Haxhiu

Punëtorët teknik të Qendrës së Studentëve në Prishtinë kanë protestuar sot për borxhin pensional i cili u takon me ligj.

Punëtorët e kompanive Beni, kompania OMI dhe Higjena, thonë se u janë vjedhur 40 mijë euro nga trusti pensional, që nuk u është dhënë atyre, raporton arbresh.info,

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, tha se Qendra u ka borxh punëtorëve rreth 40 mijë euro.

Sipas Azemit punëtorëve u është premtuar që kjo çështje të zgjidhet më 1 shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Për herë të 4 po protestojmë, punëtorëve u kanë borxh mbi 40 mijë euro. Kanë thëne që më  1 shtator do i kryejnë këtë obligime. Është e tmerrshme të vidhen këto 40 mijë euro”, tha ai.

Gjithashtu Azemi tha se nëse nuk mirren parasysh kërkesat e  tyre ata do te futen në grevë të përgjithshme qe nga 7 tetori.

“Nga 7 tetori do të futemi në grevë. Punëtorëve unëdhtë marr edhe uniforma, nuk paguhet  as stazhi i punës. Është hera e fundit qe do protestojmë”, tha ai.

Kryetarja e sindikatës së punëtorëve të QS, Remzie Gjymshiri, tha se gjatë 8 vite punë janë kërcënuar herë pas here.

“Qe 8 vite na kane privatizuar, kemi pas kërcënime. Borxhi është pensione”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara