Punëtorët e sigurimit fizik protestojnë para Universitetit të Mitrovicës

08:13 | 27 Shkurt 2020

Protesta pritet të zgjasë një orë Punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës sot nga oa 10:00 do të protestojnë për shkeljet ligjore nga ana e kompanisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, protesta do të mbahet nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës. Punëtorët e sigurimit fizik protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë, e cila siç thuhet edhe pse është vërtetuar që iu ka borxh punëtorëve “asaj nuk i intereson kjo”.

Protesta do të fillojë në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara