Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë me ndërprerje të energjisë elektrike

12:50 | 12 Shtator 2019

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ka protestuar për të disatën herë kundër diskriminimit siç thonë ata në koeficiente për paga.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishin të gjithë punëtorët e KEK-ut, ku protestuan para termocentralit Kosova A.

Përfaqësuesi i sindikatës, Selatin Sadiku, ligjin për paga e vlerësoi si diskriminues ndaj punëtoreve të KEK-ut. Gjithashtu ai bëri lutje për të gjithë punëtorët që mos ta nënshkruajnë një kontrate të tillë.

 “Ligji mbi pagat, nuk kemi ardhur rastësisht te “Kosova A”. Për këtë ligj sindikata e re e KEK-ut, me 25 korrik të vitit të kaluar i jemi drejtuat AP qe KEK-u, mos të jetë në këtë ligj për paga, bazuar në të dhënat qe i ka sindikata e KEK-ut, shihet qe pagat e punëtoreve pësojnë zbritje në përqindje nga deri ne 21%. Një tendence e tillë është diskriminuese. Qasja e koeficientit me fakultet është 5, ndërsa ne e kemi 3. Kontratat me ulje te pagave lusim asnjë punëtor mos ti nënshkruaj” tha Sadiku.

E nëse këto kërkesa të tyre nuk merren parasysh, Sadiku tha se do të detyrohen të hyjnë në greva të përgjithshme.

“Qe nga viti 2009 s’kemi marr asnjë cent nga qeveria por i kemi jep rreth 25 milion. Sindikata e re e KEK-ut, do te jete e detyruat ti përfshi mekanizmat sindikale dhe nëse është nevoja do te hyjmë në greva të përgjithshme, ku do te ketë pasoja. Termocentrali Kosova A mund të ndihmohet nga Qeveria e Kosovës” tha Sadiku.

Kryetari i Sindikatës Kosova e Re, Nexhat Llumnica, tha se një ligj i tillë i cili është antikushtetues do t’i themi jo. Ai bëri krekës qe kjo te merret parasysh sepse siç tha edhe vet ai Kosova mund te mbetet në terr.

“Nuk ka kuptim që punëtoret e KEK te barazohen me shërbyes civil. Këta punëtor janë të minierave që shumë pak prej tyre e shfrytëzojnë pensionin. Nuk e di se kush e ka mënduar ketë pune, por nuk ka askund që në ligjin për paga hyn nga një qeveri e vendit. Fale djersës se punëtoreve e kemi këtë fond sot. Kjo është anti kushtetuese. Ligji për paga thotë se pagën bazë e ka 8% ndërsa të punës e kemi 50%. Jo do ti themi ligjit për paga. Ta marrin parasysh këtë kërkesë sepse përndryshe do te mbesin ne terr. Taksat paguesit dhe punëtorët e KEK-ut mund ti humbin 4 miliardë euro. Me këtë unitet i kemi fituar pagat jubilare” tha Llumica.

E një nga kërkesat që ata kanë pasur edhe më herët ka qenë edhe të ngritët shujta e ushqimit në vlerë 3.50 euro.

“Kërkesë të mëhershme e kemi pas edhe shujtën e ushqimit duhet të ngritet ne 3.50 euro”./Arbresh.info

�#LIVE Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë kundër diskriminimit në paga

🔴#LIVE Sindikata e Re e KEK-ut organizon protestë kundër diskriminimit në paga

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 12 septembre 2019

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara