Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti së bashku me Dardan Sejdiun dhe Visar Ymerin kanë shpalosur programin e partisë së tyre në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur Visar Ymeri përmes një postimi në facebook.
Ky është postimi i tij i plotë në facebok:
Në ditën e dytë të vizitës sonë në Bruksel, me Kryetarin e PSD Shpend A. Ahmeti, dhe Kryetarin e GP Dardan Sejdiu, takuam eurodeputetin Ivo Vajgl, si dhe David Cullen e Kyriacos Charalambous nga kabineti i Komisionerit Hahn, e Anna Vezyroglou e Anna-Maria Eleni Boura nga kabineti i Komisionerës Mogherini.
Në këto takime shpalosëm programin tonë socialdemokrat për një Republikë të zhvilluar e sociale të qytetarëve të barabartë, si dhe për shqetësimin tonë me avansimin e procesit të dialogut me Serbinë pa marrë paraprakisht legjitimitetin institucional e politik nga Kuvendi e pa pasur platformë të qartë se si të mbrohet Republika e territori i saj në këtë dialog./Arbresh.info
Vlora Çitakut merr letër nga George W.Bush
Dyqani i bukës kërkon punëtorë me 1400 euro në muaj, por ask...
Trump nervozon Vuçiqin me një letër, i shkruan për njohjen e...
Mjeku shqiptar punoi 27 orë për të shpëtuar njerëz në akside...
Më thuaj si e mban telefonin, të të them çfarë personaliteti...
Dëshmia e ish-policit: Arsye për vrasjen e Triumf Rizës isht...