PSD: Nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listës Serbe

14:01 | 11 Mars 2019

PSD nuk do t’i bashkohet rrëzimit të Qeverisë nëse aty hyn edhe Lista Serbe

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, shkruan arbresh.info.

Sejdiu përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk kanë vota për t’i bashkuar me Listën serbe. Ai madje ka thënë se ata veprojë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës.

“Partia Socialdemokrate nuk ka vota për të bashkuar me Listën Serbe në Kuvendin e Republikës. Nuk kemi vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë çdo ditë kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Por Sejdiu ka thënë se angazhohen për barazi midis popujve.

“Mbetemi jo vetëm të hapur, por edhe të interesuar, për bashkëpunim me të gjitha forcat progresive lokale dhe rajonale, që angazhohen për barazi midis popujve. Ato nuk janë Lista Serbe dhe shefat e tyre që raportonin nga Pale për bombardimet e Ratko Mlladiqit mbi Sarajevën dhe që ishin ministra të propagandës së Millosheviqit në kohën e krimeve të aparatit të tij shtetëror në Kosovë”, ka shtuar ai.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Përgjegjësia dhe adresa për mosnormalizim është në Beograd, jo në Prishtinë”, ka përfunduar Sejdiu.

Ndryshe ky reagim i shefit të Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiut erdhi pasi të dielën deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq deklaroi se partia nga ai vije është e gatshme të votoj pro rrëzimit të Qeverisë nëse nëse opozita siguron 51 vende./Arbresh.info/

Lexo edhe: Lista Serbe e gatshme për ta rrëzuar Haradinajn

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara