Protestojnë egjiptasit, kërkojnë të drejtat që u takojnë

13:30 | 20 Qershor 2019

Në hapje të “Javës së Egjiptasve”, u mbajt protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave për institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për këtë komunitet.

Smajl Dema organizator i kësaj proteste tha se kërkojnë të drejtat e tyre duke shtuar se të gjithë janë të njëjtë dhe se shqiptarët janë pakicë diku tjetër ashtu si komuniteti egjiptian në Kosovë.

Deputeti Veton Berisha i cili ishte i pranishëm tha se janë pasuri e Kosovës.

Në emër të kryeministrit, i pranishëm ishte koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara