Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur akt*kuzë ndaj 14 personave

14:02 | 30 Korrik 2019

Prokuroria Themelore në Prizren vetëm brenda 24 orëve ka kërkuar paraburgimin e tre personave. Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, këta tre persona dyshohen për veprën penale të kanosjes.

“Departamenti i Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosje”, bën të ditur prokuroria.

Po ashtu kjo prokuroria brenda një dite ka ngritur 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Sipas këtij njoftimit, në Departamentin e Përgjithshëm të kësaj prokurorie, janë ngritur dymbëdhjetë aktakuza.

“Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,  Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,, thuhet në njoftim.

Po ashtu një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe  Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara