Prokuroria Themelore jep detaje lidhur me arrestimin e zyrtarëve të dyshuar për marrje të ryshfetit

12:44 | 6 Shkurt 2020

Prokuroria Themelore në Ferizaj me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar, në mesin e tyre dy zyrtar, njëri hetues  (S.Xh), në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), një zyrtar (A.M), i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Kryeinspektor i Agjensionit të Regjistrimit Civil, si dhe një person tjetër me inicialet (L.B), për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se hetimet ndaj të njëjtëve kanë filluar më 17 tetor 2019, me zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe në hetim ka qenë i përfshire edhe një zyrtar tjetër i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), i cili një ditë më parë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës./arbresh.info/

Pas zyrtarëve policorë arrestohet edhe një afarist nga Kaçaniku, nga operacioni”Ryshfeti”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara