Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër ish-prkurorit A.M

14:59 | 5 Nëntor 2019

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, transmeton arbresh.info

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër prokurorit A.M., tani më i suspenduar për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, pasi që i njëjti në cilësinë e personit zyrtar – Prokuror i Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me dashje e ka keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit, në atë mënyrë që me rastin e ngritjes së aktakuzës, në disa raste penale,  në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin,  ashtu që për kryesit e veprave ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara