Prokuroria: Nuk e kemi marrë raportin për rastin Dehari

13:46 | 15 Tetor 2019

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se deri në momentin e lëshimit të kësaj komunikate, nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër.

“Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në raportin e prokurorisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara