Prokuroria nis hetimet në Durrës për cilësinë e ndërtimeve

12:29 | 1 Dhjetor 2019

Prokuroria ka nisur hetimet në qytetin e Durrësit në lidhje me objektet që do të shemben për shkak të cilësisë së punimeve.

Një grup me oficerë të policisë gjyqësore, të shoqëruar nga ekspertë të fushës së ndërtimit, kanë nisur punimet në terren.

Tërmeti i 26 nëntorit dhe tragjedia që pasoi ngritën një sërë pikëpyetjesh në lidhje me cilësinë e punimeve mbi godinat dhe pallatet. Ndërkohë qeveria ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për të dënuar me burg të gjithë pronarët e pallateve të cilët kanë abuzuar me ndërtimet./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara