Prokuroria jep detaje për vdekjen e punëtorit që ra nga ndërtesa në Prishtinë

20:57 | 12 Shtator 2019

Një person ka vdekur sot në Prishtinë pasi ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, e ka cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimit, prokurori dhe krim-teknika janë të vend të ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e duhura”, ka thënë Munishi për Insajderin.

Rastin më herët e ka konfirmuar edhe Policia.

“Sot rreth orës 17:45 një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë”.

“Viktima ka rënë nga një ndërtesë në këtë rrugë ndërsa ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar vdekjen e tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara