Prokuroria jep detaje për plagosjen e katërfishtë në lagjen Mati 1 Prishtinë

16:29 | 5 Shtator 2019

Ushtrues detyrës së  kryeprokurorit  të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për Arbresh.info ka bërë të ditur se tre nga katër të plagosurit në lagjen Mati 1 në Prishtinë, janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri është në gjendje të rëndë.

Munishi ka thënë se motivet e këtij rasti ende nuk dihen.

“Katër persona janë plagosur, tre prej tyre jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri në gjendje të rëndë. Persona e plagosur i kanë  dërguar për trajtim në QKUK. Prokurori  kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë Munishi.

Sipas tij, ende nuk dihen motivet ./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara