Prokuroria heshtë për 185 invalidët e “rrejshëm” të Policisë së Kosovës

09:05 | 25 Shtator 2019 | Elmedina BALLAZHI

185 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dyshohen se po mbajnë në mënyrë të dyshimtë statusin e invalidit të luftës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka marrë përsipër zbardhjen e të vërtetës në lidhje me këto pretendime, të iniciuara fillimisht në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka, thotë se ky rast është në hetim penal bazuar në autorizimin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Hetuesit e IPK-së kanë kryer veprimet hetimore bazuar në autorizimin e prokurorisë Themelore ne Prishtinë dhe për këto veprime është përpiluar raporti informues i cili së bashku me dosjen e rastit është proceduar te prokurori kompetent”, deklaron Beka për arbresh.info.

Për rreth dy javë është pritur një përgjigje nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me hetimet për këtë rast, por zyrtarët e saj nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje./E.Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara