Prokuroria e Shtetit ngrit 41 aktakuza kundër 49 personave

11:57 | 15 Shtator 2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryere vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një (1) personi, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi , si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara