Prokuroria e Shtetit: Janë ngritur ngritur 41 aktakuza kundër 49 personave

12:23 | 11 Qershor 2019

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 41 aktakuza kundër 49 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ndaluar dymbëdhjetë 12 persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, ka kryer një bastisje në qytetin e Pejës, kundër lojërave të fatit ku ka sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit dhe disa televizione, thuhet në raportin e Prokurorisë së shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara