Prokurori i Shtetit ngrit 47 aktakuza kundër 52 personave

11:46 | 16 Shtator 2020

Prokurori i Shteti njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262 paragrafi 1 të KPRK- së, lidhur me veprën penale “Mashtrimi në vazhdimësi” nga neni 335 paragrafi 5 të kodit penal, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe “Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK, lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit nr. 03/L-96 për parandalimin dhe pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Mashtrimi”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme