Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike: Kadaj-Bujupi: Votojeni ja hidheni poshtë, por mos e zgjatni agoninë e qytetarëve

13:15 | 17 Shtator 2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas dështimit për miratimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mosmiratimi i këtij projektligj tregon për jo seriozitet e Qeverisë dhe Kuvendit.

Kadaj-Bujupi, ka bërë thirrje që ky ligj ose të miratohet ose të hidhet poshtë e mos të zgjasin agoninë për qytetarët.

“Mos votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky dështim tregon së pari për jo seriozitetin e Qeverisë e së dyti edhe të Parlamentit. Ja votojeni ja hidheni poshtë̈ por mos e zgjatni agoninë̈ e qytetarëve”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Kuvendi i Kosovës në seancën e parë pas pushimit nuk arriti ta miratojë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ky projektligj nuk ishte miratuar as në seancën e fundit të muajit gusht.

Lajmet më të lexuara