Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të votohet ditëve në vijim, thotë Hoti

18:37 | 1 Dhjetor 2020

Është paralajmëruar disa herë nga partia në pushtet se do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, por një gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur.

E një paralajmërim të tillë e ka bërë sërish kryeministri Avdullah Hoti i cili nuk ka specifikuar konkretisht kur do të ndodhë kjo, raporton portali arbresh.info

“Ligji për rimëkëmbje do të votohet në ditët e ardhme, nuk po them saktë, por jemi duke punuar e konkretizuar disa çështje. Edhe nëse kjo Qeveri do të zgjasë edhe një javë, një muaj apo tri vjet siç e ka mandatin, do të jetë në krye të detyrës. Nuk ka qytetar që ka pas nevojë për trajtim shëndetësor dhe ai trajtim nuk ju ka ofruar pavarësisht limitet që i kemi”, tha kryeministri Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara