Problemet e pafundme të Kosovës nga ndotja e ambientit

10:59 | 26 Gusht 2019

Arif Krasniqi, kryetar i organizatës “Eko Lëvizja e Gjelbër”, ka thënë për “Zërin” se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nuk ka arritur rezultate të pritura, pavarësisht shpenzimeve të mjeteve të shumta financiare, të cilat janë paguar nga Qeveria e Kosovës. Luan Hasanaj: Edhe pse gjendja e mjedisit është problematike, institucionet e vendit i janë qasur në mënyrë të ngadaltë menaxhimit të mbeturinave, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kosova që nga paslufta po vazhdon të ballafaqohet me ndotje të mjedisit. Për këtë gjendje po kritikohen institucionet e vendit, të cilat thuhet se kanë dështuar në mbrojtjen e ambientit.

Kosova edhe më tej po ballafaqohet me ndotje të lartë të mjedisit, ndonëse vit pas viti organizohen aksione për pastrimin e vendit. Drejtori ekzekutiv i organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka thënë për “Zërin” se komunat kanë dështuar në ruajtjen e ambientit. Ai ka thënë se edhe pse gjendja e mjedisit është problematike, institucionet e vendit i janë qasur në mënyrë të ngadaltë menaxhimit të mbeturinave.

“Gjendja e mjedisit është problematike akoma, pra po shohim që ka problem me ndotje, qoftë të hapësirave publike, qoftë të deponive ilegale, qoftë të ndotjeve të lumenjve. Ndotja vazhdon të jetë e pranishme dhe ka nevojë të bëhen fushata vetëdijesuese, të cilat do të ngrenë vetëdijen për t’u kujdesur për mjedis. Por mënyra se si institucionet i janë qasur menaxhimit të mbeturinave është shumë e ngadaltë. Ambienti është diçka e dorës së dytë, por nuk është se ndonjë institucion i ka kushtuar rëndësi primare”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara