Probleme teknike, aeroplani i nisur nga Shtutgarti drejt Prishtinës ndalet në Kroaci

19:20 | 29 Maj 2019

Një aeroplan që ka fluturuar nga Shtutgarti në Prishtinë, është ndaluar në Kroaci, pa arritur në aeroportin “Adem Jashari”.

Burime të Gazetës Express tregojnë se ndalesa është bërë pa planifikim, pasi aeroplani ka pasur probleme teknike.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aerportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka konfirmuar se ka vonesë të fluturimit në fjalë.

“Fluturimi nga Stutgart është devertuar në Kroaci dhe ka vonesë”, ka thënë Gara.

Nga Aeroporti nuk kanë treguar për arsyet e vonesës së këtij fluturimi.

Burimet kanë thënë se udhëtarët kanë mbetur në Kroaci dhe akoma nuk e dinë se kur do të nisën për në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara