Privatizimet e tokave shtetërore, Haxhi Avdyli kërkon arrestime

19:09 | 17 Tetor 2020

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli po kërkon arrestime për procesin e privatizimit të tokave shtetërore.

Procesi i privatizimit të tokave shtetërore, duke u paguar shuma simbolike ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Në këtë formë, tokë ka blerë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e madje edhe nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

E për këtë çështje, me anë të një postimi në Twitter, Haxhi Avdyli i LDK-së, po thotë se duhet të ketë arrestime.

“Sistemi i drejtësisë në Ks thua është inekzistent. Po te egzistonte sot do kishte arrestime për privatizimet e tokave prej 1 deri ne 3 Euro, dhe normalisht konfiskime”, ka shkruar ai.

Ndryshe, lajmi.net ka raportuar sot se si ish-kryeministri Haradinaj kishte privatizuar 200 hektarë tokë, me vetëm 3.52 euro të paguara për një ari.

Lajmet më të lexuara