Prishtina me 51 autobusë të rinj

14:55 | 8 Mars 2015

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina llogaritet si njëri nga kryeqytet me transportin publik më të keq në Ballkan, por si duket Komuna e Prishtinës do ta përmirësojë këtë gjendje, pasi që  po pretendon që deri në fund të këtij viti ta ketë transportin publik të ngjashëm me kryeqytetet tjera të Evropës. Që ta arrijnë këtë, sipas analizave, Prishtinës i duhen 51 autobusë të rinj, për të cilët Administrata Komunale parashikon t’i blejë me një kredi në vlerë prej dhjetë milionë eurove që do ta marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Shpërndaje në rrjete sociale