Ka nisur stolisja e kryeqytetit me flamuj kuq e zi për nderë të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.
Ani pse pandemi, kjo nuk ka ndaluar Qeverinë e Kosovës që të nis vendosjen e flamujve kombëtar në sheshet e rrugët e kryeqyteti, që i japin një atmosferë festive kryeqytetit, raporton arbersh.info.
Ndryshe, nëntori është muaji i shqiptarëve, pasi përveç ditës së flamurit kombëtar ,më 28 nëntor, festohet edhe ditëlindja e legjendarit Adem Jashari si dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UCK)./arbresh.info.