Prezantohet transparenca buxhetore e komunave të Kosovës

08:06 | 13 Shtator 2019

Instituti GAP sot organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”.

Në këtë raport, Instituti GAP ka vlerësuar transparencën buxhetore të komunave për vitin 2018.

Bazuar në indeksin e GAP për transparencë buxhetore komunale, ata kanë renditur komunat varësisht nga numri i dokumenteve buxhetore të publikuara dhe dëgjimeve buxhetore me qytetarë.

Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në dy vitet e kaluara.

Disa prej pyetjeve që do të adresohen në këtë konferencë janë: Cila është komuna me transparencën buxhetore me të lartë në 2018? Cilat komuna kanë bërë progresin më të madh në periudhën 2016-2018? Cila janë komunat që kanë bërë një hap pas sa i përket transparencës buxhetore?

Konferenca mbahet prej orës 10:30 në zyrat e Institutit GAP.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara