Prezantohet projekti i financuar nga BE, që synon ngritje të cilësisë në arsimin e lartë

15:49 | 13 Shkurt 2018

Kolegji Ndërkombëtar Biznesi në Mitrovice (IBCM) ka filluar nismën e projektit: ‘Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësim’, projekt ky i cili financohet nga Agjencia e BE-së EAsCEA, transmeton arbresh.info.

Ky projekt ka për qëllim të rris ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në arsimimin e lartë. Ndër të tjera është projekti i parë në Ballkan ku Kosova për here të parë është bartës kryesor i grantit dhe udhëheqës projektit ndërkombëtar.

Drejtori i këtij kolegji Brain Staines ka folur për kolegjin IBCM. Ai ka thënë se ky kolegj ka programe të mira ku studentët studiojnë në gjuhën angleze.

“Përmes këtyre programeve njerëzit mund të gjejnë punë më lehtë. Po ashtu këtu kemi edhe profesorë ndërkombëtare përfshirë edhe mua si drejtor. Këtu e kemi kurse të ndryshme ndërsa për herë të parë kemi kursin ‘Krijimi i qendrave nga teoria në praktikë’ , pasi që edukimi nuk është vetëm të mësosh dhe edukohesh por edhe të bësh punën në praktikë. Kjo ditë është e veçantë jo vetëm për këtë kolegj por për të gjitha institucionet arsimore padi që për herë të patë po aplikohet një projekt i tillë”, ka thënë ai.

Koordinatorja e këtij projekti Mihone Kerolli ka prezantuar projektin “Krijimi i qendrave nga teoria në praktike për inovacion dhe punësim”.
Ajo ka thënë se projekti është i pari në Kosovë që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në kuadër të arsimit të larë.

“Projekti është i pari në Kosovë që është fituar nga program Erasmus për ndërtimin e kapaciteteve në kuadër të Arsimit të Lartë në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim ndërtimin e kapacitete në kuadër të Arsimit të Lartë në Kosovë, trajnimin e stafit, përgatitjen e studentëve për kërkesat e tregut si dhe, shkëmbimin e përvojave me Universitetet tjera të Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Kerolli ka treguar edhe sektorët që përfshihen në ëktë project si dhe kohëzgjatjen e tij.

“Sektorët që përfshihen në këtë program është ai i agrobiznesit, i mjedisit, turizmit dhe administratës publike. Projekti do të zgjas tre vite, dhe shuma e ndarë për këtë projekt është 1 milion, mirëpo projekti jonë e kalon edhe këtë million pasi që në kuadër të projektit përveç objektivave kryesore kemi paraparë edhe një program tjetër që është ai i mobiliteteve”, ka theksuar ajo.

Ky projekt do të zhvillohet në partneritet me disa Universitete tjera si vendore ashtu edhe të huaja. Për këtë kanë folur edhe përfaqësues të këtyre Universiteteve.

Përfaqësuesi i Universitetit të Prishtinës Profesor-Doktor Hysen Bytyqi, ka treguar se UP në këtë projekt përfshihet me disa pika.

“Ajo që e bënë interesante UP-në këtu janë disa pika: Nën një ne jemi në koncorsium me partner më të vegjël sa i përket numrit të stafit dhe të studentëve. Jemi po ashtu në bashkëpunim me disa paketa të punës me institucionet e ndryshme prezente vendore dhe ndërkombëtare. Po ashtu për herë të parë bartës i këtij projekti është kolegji ndërkombëtarë i biznesit në Mitrovicë një institucion i vogël që tregon një shembull të mire”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i Universitetit të Bonit në Gjermani, Profesor-Doktor Nazim Gruda, ka thënë se ideja kryesore është të përfshihen sa më tepër partnerë pjesëmarrës në edukimin e lartë në Kosovë.

“Është projekt me disa partner nga Evropa dhe lokal dhe, ideja kryesore është të përfshihen sa më tepër partnerët pjesëmarrës në Edukimin e Lartë në Kosovë”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale