Presidenti Thaçi sot para Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë turqve

07:37 | 26 Prill 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Ngjarja pritet të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:00.

Kjo është data dhe ora e kërkuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës. Presidenti Thaçi disa herë ka refuzuar kërkesën për raportim në këtë komision./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara