Presidenti Thaçi pritet nga presidenti francez, Emannuel Macron

11:14 | 14 Mars 2018

Presidenti i vendit ka bërë të ditur se sot në Pallatin Elysee është pritur nga presidenti francez, Emannuel Macron.

Thaçi ka thënë se i ka shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ai madje e ka ftuar Macron që ta vizitoj Kosovën.

Lexoni të plotë statusin e Thaçit në Facebook:

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara