Presidenti Thaçi niset për në Samitin e Sofjes

14:37 | 16 Maj 2018

Presidenti Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Zyra e presidentit njofton se në kuadër të këtij samiti, presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë të shteteve të tjera, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor

 

Shpërndaje në rrjete sociale