Presidenti Thaçi, BE-së: Kosova duhet të shoh përmbushjen e premtimeve për liberalizim

19:14 | 2 Dhjetor 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin ”Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.

Para fillimit të këtij samiti, Presidenti Thaçi ka kërkuar që Bashkimi Europian të përmbushë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Europës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar në twitter Thaçi.

Ai në këtë samit do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin.

Thaçi si pjesë e panelit poashtu do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara