Presidenti Thaçi arrin në Hagë, fillon intervistimin nga Specialja

13:03 | 13 Korrik 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Tribunalin e Hagës, ku pritet të intervistohen nga Gjykata Speciale.

Thaçi do të intervistohet sot nga prokurori i specializuar për kinse krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetarë nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës.

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar javë më parë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit dhe disa ish ushtarëve tjerë të UÇK-së. Aktakuza ndaj Thaçit mbetet ende e pakonfirmuar nga Dhomat e Specializuara./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara