Presidenti shqetësohet për numrin e madh të aksidenteve, kërkon kujdes

19:18 | 8 Korrik 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur për të afërmit e 5 personave që humbën sot jetën tragjikisht në një aksident në magjistralen Duhël-Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se humbja e pesë anëtarëve të një familje është shumë e dhimbshme, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.

Postimi i plotë:

“Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.

U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente. HTH”./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara