Presidenti i Shqipërisë i shkon për ngushëllime familjes nga Gjilani që humbi dy djemtë nga tërmeti në Durrës

14:22 | 4 Dhjetor 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë qëndruar për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri.

Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes për humbjen e dy djemve, shkruan arbresh.info.

“Kemi ardhur këtu për të shprehur ngushëllime për humbjen e dy bashkëvendësve tuaj. Wshtw humbje e madhe bashke me ata tragjedinë që mori edhe jetë të tjera në Shqipëri”, ka thënë i pari i Shqipërisë.

Në këtë vizitë ka marrë pjesë edhe Pinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës , Behgjet Pacolli.

Ndryshe kujtojmë që dy vëllezërit, Shemsedin dhe Isa Abazi kanë ndërruar jetë mëngjesin e së martës që lamë pas si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Trupat e pa jetë të të dy gjilanasve janë nxjerr tek pas pasdite dhe mesnate nga rrënojat e hotelin që u shemb në qytetin e Durrësit./arbresh.info/

 

Presidenti Meta ndan dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 4 décembre 2019

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara