Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së Samitit të 17-të të Frankofonisë, i cili po mbahet në Jerevan të Armenisë.
Në ceremoninë e pritjes së presidentit Thaçi shihet se është Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Michawlle Jean, si dhe bashkëshortët e tyre.
Gjatë këtij samiti, presidenti Thaçi pritet të takohet edhe me liderë të vendeve frankofone.
Ky samit i krerëve të shteteve dhe qeverive është instanca më e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare vëzhguese që nga viti 2014, derisa gjatë këtij samiti pritet të na avancohet edhe statusi.
Kjo organizatë bashkon 84 shtete dhe qeveri anëtare, që kanë të përbashkët gjuhën frënge dhe vlerat që i ndajnë vendet e Frankofonisë.
Rritet besimi i qytetarëve në kryeministrin Ramush Haradinaj
Cristiano Ronaldo tallet me tifozët Atleticos me rikthimin e...
LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi në finale të Grand Slamit ...
Erleta Hoti shpërthen me deklarata AntiIslame
Majlinda fiton sërish me ippon, kalon në çerekfinale
Neymar, njëra nga dy arsyet e largimit të Ronaldos nga Real ...