Prekazi stoliset me flamujt kuqezi dhe të UÇK-së në prag të 28 nëntorit

14:29 | 26 Nëntor 2020

Vetëm dy ditë na ndajnë nga 28 nëntori.

E një nga djepet e lirisë, Prekazi ka nisur të stoliset për nderë të festë kombëtare të Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, shkruan portali arbresh.info

I gjithë kompleksi memorial “Adem Jashari” është mbushur nga flamujt kombëtarë dhe ata të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kujtojmë se komandanti po të ishte gjallë do të kishte mbushur 65 vjeç.

Ai ra heroikisht me 7 mars pas tri ditëve rrethimi nga forcat e regjimit serb në moshën 42-vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara