Prej tash, një biletë mujore për krejt linjat e Trafikut Urban

20:50 | 16 Prill 2019

Një biletë mujore e Trafikut Urban në Prishtinë për gjashtë linjat me të cilat operon kjo ndërmarrje në kryeqytet do të kushtojë 14 euro.

Sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës, çmimi për biletën mujore për linjat 1, 3, 3C, 4, 7C dhe 15 është 12 euro në muaj për nxënës dhe studentë, ndërsa 14 euro në muaj si çmim i rregullt për qytetarë.

“Kjo biletë mund të përdoret në të gjitha linjat e TRAFIKUT URBAN (në të gjithë autobusët tanë) – pa kufizime. Linjat e NPK ‘Trafiku Urban’ janë: 1, 3, 3C, 4, 7C dhe Linja 15”, thuhet në një njoftim të Trafikut Urban.

Biletat do të mund të blihen në kioska me logo Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës (tek “Plepat”), dhe në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara