Prej sot mund të pajiseni me biletë mujore në Trafikun Urban, këto janë çmimet

15:26 | 16 Prill 2019

Prej sot, mund të pajiseni me biletë mujore për të gjitha linjat e autobusëve të Trafikut Urban.

Çmimi i biletës mujore për linjat 1, 3, 3C, 4, 7C dhe linja 15, për nxënës dhe studentë është 12 euro/muaj, ndërsa çmimi i rregullt për qytetarë është 14 euro/muaj.

Pikat e shitjes për bileta janë:

*kiosku me logo Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës (tek “Plepat”), orari i punës e hënë – e premte 07:00 – 20:00, e shtunë 09:00 – 13:00.

*kiosku me logo Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”, çdo ditë të javës, e hënë – e diel me orar 06:00 – 22:00.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara