Pranon detyrën e re, Avokati i Popullit Naim Qelaj

11:30 | 29 Shtator 2020

I sapoemëruari Avokat i Popullit, Naim Qelaj, ka pranuar sot detyrën nga avokati paraprak, Hilmi Jashari.

Ish-avokati i këtij institucioni, Hilmi Jashari, tha se deri më tani është bërë një punë e veçantë dhe se uron që një rrugëtim i mirë të vazhdojë ende, raporton portali arbresh.info.

“Veç punës që është bë deri më tani, për pak çaste ne do bëjmë pranim dorëzimin e detyrës, Për këto vite si avokat, kam pasur sfida, uroj që sinqerisht ky institucion të vazhdoj rrugëtim të mbarë”, tha Jashari.

Ndërsa Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj, u shpreh se ndihet i privilegjuara për besimin që i është dhënë që ta udhëheq këtë institucion.

“Ndihem i privilegjuar nga besimi që më kanë dhënë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Do të jetë punë e madhe me mbajtë dhe padyshim që dua të besoj që stafi që është këtu të punojmë edhe më tej që të kemi suksese. Nga sot do të mundohem me gjithë qenien time të punoj”, tha Qelaj./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara