Policia-Qeverisë: Mos na detyroni të dalim në rrugë

11:01 | 15 Shtator 2020

Policia e  Kosovës shumë shpejt do të dalin në protestë.

Këtë e  ka paralajmëruar Shaban Tasholli, përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në mbledhjen e Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

“14 orë çizmet nuk na ndahen. Policia nuk ka shujta 12-orëshe, që me ligj i takon. Nuk i paguhen orët shtesë, por deri në 60 orë. Kërkesa jonë është që të realizohet paketa 300 eurove, ndërrimi i natës, puna jashtë orarit dhe shujta. Asnjë përgjigje s’kemi nga Qeveria e Kosovës. Ne e kemi sot afatin e fundit për kërkesat tona. E them me shumë përgjegjësi, se policia është mbështetur për muri”.

Tasholli ka shtuar se këtë nuk e dëshiron institucioni i sigurisë, mirëpo, sipas tij, policia është mbështetur për muri.

“Protesta do të ndodhë dhe ne protestën mund ta kemi në kontroll 1 orë.  Nuk dëshirojmë protestën, por jemi në situatën që jemi të detyruar ta bëjmë. Në Qeverinë e Kurtit me ministrin Xhelal Sveqla kemi arrit t’i merrnim 300 euro për dy muaj. Tani me Qeverinë e Hotit ndalen të gjitha, nuk ka asnjë përgjigje”, është shprehur ai. /arbresh.info/

🔴#LIVE: Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

🔴#LIVE: Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 15 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara