Policia për aksidentin në Prishtinë: Tre të lënduar, 9 vetura e një kamion

14:05 | 23 Gusht 2019

9 vetura dhe një kamion janë përfshirë në aksidentin për të cilin arbresh.info ka raportuar pak minuta më parë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë.

Ajo për arbresh.info ka thënë gjithashtu se lëndime kanë marrë tre persona.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Rmadani në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira  9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe arbresh.info ka sjell pamje drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara