Policia parandalon mbajtjen e garës së qenve në Shtërpcë

15:58 | 17 Dhjetor 2017

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me Stacionin Policor në Shtërpcë, ka parandaluar mbajtjen e një gare (ndeshje) me qen.

Kjo garë ishte paralajmëruar që të mbahej sot në fshatin Firajë të Shtërpcës, njofton Klan Kosova.

Policia e Ferizajt, që nga dje dhe sot ka bërë angazhim maksimal për të parandaluar këtë garë (luftë) me qen, e cila si e tillë, dhe sikur në shumicën e vendeve të civilizuara të botës konsiderohet ilegale ndërsa abuzimi me kafshë, sanksionohet edhe me ligj, thuhet në komunikatën e dërguar nga policia/ Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara