Policia në Pejë arreston të dyshuarin për vjedhje të rënde

15:24 | 14 Gusht 2019

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës , ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje të rëndë. Kështu ka bërë të ditur vet zyra për media e Drejtorisë Rajonale në Pejë.

Ju njoftojmë se Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo – hetimore në bashkëpunim edhe me njësi tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe me datë 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin: L.R. i lindur vitin  1990. I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për disa vepra penale të cekura më lartë, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.    /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara