Policia ndalon një traktor me dru, kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

10:46 | 15 Shtator 2020

Njësiti i policisë kufitare, gjatë ditës së djeshme. ka ndaluar një traktor i cili dyshohet se ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale.

Traktori ishte i ngarkuar me dru dhe në të ishin edhe tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.

Traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë:

“Fsh. Miroc 14.09.2020 – 19:50. Njësiti i policisë kufitare ka ndaluar një traktor i cili dyshohet se ka kaluar kufirin Serbi-Kosovë në mënyrë ilegale, traktori ishte i ngarkuar me dru dhe në të ishin edhe tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Traktori me dru është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor në Merdare. Rasti shkon në procedurë të rregullt”./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara