Policia me plan operativ për Bajram, a do të ketë orë policore?

13:51 | 23 Maj 2020

Ky Fitër Bajram për besimtarët myslimanë do të jetë më ndryshe pasi që nuk do të hapen xhamitë, nuk do të falet namazi i Bajramit e as nuk preferohen vizitat tek familjarët.

E krejt këto janë si shkak i pandemisë e cila është ende në mesin tonë, shkruan arbresh.info

E këto ditë është përflitur se nesër do të këtë orë policore, me qëllimin që të parandalohet shpërndarja e virusit Covid-19.

Arbesh.info ka kontaktuar Policinë për të konfirmuar nga ana e tyrë se a do të ketë ndonjë Plan Operativ nga ana e tyre, dhe se a do të ketë orë policore.

E Policia e Kosovës në përgjigjen e tyrë për arbresh.info kanë konfirmuar se referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Koronavirusit, do të ketë një plan operativ policor.

“Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar  Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19,  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Policia e Kosovës bazuar në urdhërin operativ që ka në implementim do të vazhdoj në realizimin e përgjegjësive dhe detyrave të saja edhe ditëve në vazhdim”.

Mirëpo kjo e fundit nuk ka konfirmuar se a do të ketë Orë Policore apo jo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara