Policia me konferencë të jashtëzakonshme për vrasjet në Suharekë

14:08 | 17 Mars 2019

Policia e Kosovës pritet të dal me një konferencë të jashtëzakonshme rreth vrasjeve që kanë ndodhur sot në Suharekë. Këtë e ka bërë të ditur vet policia përmes një njoftimi për media.

Tutje në njoftim thuhet se në fokus të konferencës do të jetë informimi i publikut dhe mediave lidhur me zhvillimet e fundit në aspektin e sigurisë dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës lidhur me këto raste.

“Policia e Kosovës referuar raportimeve lidhur me incidentet e rasteve të vrasjeve në rajonin e Prizrenit dhe aksidenteve në trafik, ju fton që sot me 17 mars 2019 të merrni pjesë në konferencën për media në Prishtinë, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës nga niveli i Drejtorisë Rajonale në Prizren dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet në stacioni policor ‘Qendra’ në Prishtinë në ora 15:00./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara