Policia jep detajet për personin që mbeti i varur në shtyllën elektrike

11:22 | 17 Shtator 2020

Një person ka vdekur në fshatin Bërnicë të Prishtinës, të mërkurën në mbrëmje.

Policia ka dhënë detaje për rastin, sipas tyre personi ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në momentin tragjik kur ndodhi ngjarja, shkruan arbresh.info.

Ky është njoftimi i plotë nga policia

Bërnice e Ulët, Prishtinë 16.09.2020-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar ne një shtylle elektrike , ka rënë ne kontakt me energjinë elektrike. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ekipi i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Mbeti i varur në shtyllën elektrike, vdes një person në Bërnicë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara