Policia jep detaje për vetaksidentimin e një kamioni në rrugën Prishtinë-Pejë

16:37 | 19 Qershor 2019

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtine – Peje ne fshatin Korroticë e lartë, raporton arbresh.info.

Aksidenti sipas zëdhënsit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani është shkaktuar nga një kamion, por nuk ka asnjë të lënduar.

“Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 11:30, ne rrugën Prishtine – Peje ne fshatin Korroticë e lartë, i shkaktuar nga një kamion. Ne këtë vet aksident nuk ka te lënduar, në vendngjarje kanë qenë njësia për kontrollim të autostradës, e cila ka menaxhuar me situatën. Ndërsa rruga është e liruar për qarkullim”, ka njoftuar Kelani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara